Kryesia e re e PS, ndahet puna e 3 drejtuesve të Tiranës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje me kryesinë e re të Partisë Socialiste, pasi kjo e fundit u plotësua me emrat e rinj që u votuan një ditë më parë në Asamblenë Kombëtare. Një nga temat kryesore të kësaj mbledhje ishte dhe caktimi i qartë i detyrave për drejtuesit e rinj politikë të Tiranës, ku kryeministri Rama ua besoi këtë detyrë të rëndësishme Erion Veliajt, Ogerta Manastirliut dhe Elisa Spiropalit. Manastirliu parimisht është caktuar të merret me strukturat e PS në Bashkinë e Tiranës, Spiropali në bashkitë e tjera të qarkut, ndërsa Veliaj do të koordinojë punën në të gjithë qarkun.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?