Kryesimi i OSBE-së, Rama dërgon një diplomat në Kiev për të monitoruar situatën konfliktuale
Qeveria ka vendosur të hapë një mision të posaçëm diplomatik në Kiev, të Ukrainës.
Atje do të dërgohet një diplomat karriere, i cili do të ndjekë zhvillimet politike në vend, në kuadër të marrjes së kryesisë së radhës së OSBE-së nga Shqipëria për vitin 2020. Misioni do të vazhdojë deri në mbarimin e kryesisë së radhës së OSBE-s nga Shqipëria.
Siç sqaroi ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, qëllimi i këtij misioni diplomatik është përmbushja e një ndër prioriteteve kryesore të Kryesisë shqiptare së OSBE-së, që ka të bëjë me situatën në Ukrainë dhe përreth saj, ku ka konflikte të zgjatura të cilat janë në fokus OSBE-së.
“Shqipëria është e angazhuar maksimalisht për një kryesi të suksesshme me besueshmëri ndërkombëtare”, shprehet Cakaj.