Kryetari Demo takim me ambasadorin holandez, në fokus turizmi dhe investimet në Berat

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo priti në një takim ambasadorin e Holandës, Reinout Vos. Gjatë takimit Demo dhe Vos diskutuan mbi zhvillimet në qytet me fokus turizmin dhe agrobiznesin, si dhe investimet, të cilat e kanë kthyer Beratin në një destinacion të rëndësishëm ndërkombëtar të turizmit.

Investimet e kompanisë SHELL në Shpirag, ishin gjithashtu në fokus të bisedimeve, ku të pranishëm ishin Drejtori i SHELL Shqipëri, Anthonie Frens dhe përfaqësues të kompanive holandeze, të cilat operojnë në Berat në fushën e energjisë.

Berati ka shënuar një rritje të numrit të turistëve gjatë vitit të kaluar, kjo falë edhe investimeve që janë kryer dhe po kryhen në qytetin e një mbi një dritareve. Qeveria dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit po punojnë për promovimin e vendit tonë, për të tërhequr sa më shumë turistë drejt vendit tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?