Kryetari dhe kandidati Agron Malaj prezanton investimet: Ujësjellësi, rruga e asfaltuar, turizmi do ta ndryshojnë Macukullin

Kryetari aktual i bashkisë së Matit dhe kandidat për një tjetër mandat, Agron Malaj zhvilloi sot një takim me qytetarët e Macukullit. Në këtë zonë është drejt përfundimit ujësjellësi që do të furnizojë 17 fshatra të krahinës dhe qytetin e Burrelit me ujë të vazhdueshëm.

Malaj u tha banorëve të këtushëm se fillimisht është investuar në rrjetin elektrik, ndërkohë po punohet për të përfunduar ujësjellësin, vepër që banorët e kësaj zone e kanë ëndërruar me shekuj.

Kandidati socialist shtoi se kanë nisur punimet në segmentin rrugor Burgajet-Derjan-Macukull, 16.8 km gjatësi. Pas përfundimit të veprave tē artit, kjo rrugë e rëndësishme do të asfaltohet duke përmirësuar ndjeshëm jetën e këtyre banorëve.

“Në 30 vite nuk është investuar më shumë në bashkinë e Matit. Kush e kishte menduar se ujë i Zallë Gjoçajve do të furnizonte banorët e Macukullit, Derjanit, Rukajve dhe Burrelit. Nuk e kishim menduar se rruga Burgajet-Macukullit do të asfaltohej. Do të votojmë njeriun e punës. Do të mbështesim kryetarin që e ka ndryshuar Matin”, thanë banorët e Macukullit.

SHKARKO APP