Kryetari dhe kandidati i Beratit, Demo: Çfarë kemi bërë këto tre vite, s’janë asgjë me atë që do bëjmë vitet që vijnë

Kryetari dhe kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Beratit, Ervin Demo ka zhvilluar një takim me banorë të rajonit 2, të cilëve u ka bërë të ditur programin e tij dhe planet për këtë zonë.

”Kur filluam të takonim banorët gjatë 2019, më dha energji, vendosmëri dhe dashurin për ta kthyer Beratin në karburantin e energjisë së qytetit. Të krijojmë histori suksesi, jo vetëm për Beratin që edhe ata që janë larguar, të kthehen këtu me dashuri për këtë qytet. Duhet të jemi të përgjegjshëm që brezat që vijnë të jenë krenarë për ne, sa edhe ne jemi krenarë për paraardhësit tanë. Çfarë kemi bërë këto tre vite që ikën nuk janë asgjë me atë që do të bëjmë vitet që vijnë”, tha ai.

Nga ana tjetër, ai kërkoi që në 14 Maj qytetarët të mos kenë alternativë tjetër. “Të fillojmë të vrapojmë për t’i kthyer këtij qyteti madhështinë që e ka pasur shekuj më parë për ta bërë këtë qytet, një qytet i cili në dekadat që vijnë do të prodhojë jo vetëm ekonomi për Beratin, por për gjithë Shqipërinë”, tha Demo.

SHKARKO APP