Kryetari i bashkisë Divjakë bën fushatë para qendrës së votimit, deputetja e PD: Inskenime të turpshme
Kandidatja e PD, Ilda Dhori dhe kryetari i bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi kanë debatuar pasi Dhori bën fushatë përpara qëndrës së votimit.
“Divjaka është duke votuar masivisht, ishim duke zhvilluar nëj proces shumë të qetë. Pasi mbarova votimin, në derën e qendrës së votimit gjej kryetarin e bashkisë i cili itutej djemve tanë dhe i kërcënonte se do t’i çojë për kallzim penad dhe do t’i denoncojë sepse janë duke shkelur ligjin. Ndërkohë të dy djemtë ishin të pajisur me badgen e vezhguesit dhe kishin të drejtë të qëndronin brenda qendrës së votimit,” shprehet Dhori.
Ndërkohë në video dëgjohet dhe debati mesa kandidates dhe kryetarit të bashkisë.
Kokoneshi:”Je 30 metra nga qendra nuk të lejohet.”
Dhori:” Kam kërkuar në KZAZ nr6, kam folur me përfaqësuesit e saj dhe presim që KZAZ të viojë.”
Kokoneshi:” Këtu kemi të bjëmë me një juri e cila është e papërgjegjshme dhe kërkon të rëzojë procesin. Është për të ardhur keq që kandidatja nuk di procesin dhe duhet të rrijë larg.”
Dhori:”Janë inskenime të turpshme, të turpshme, të turpshme të njënjeriu që vazhdon të zvarritet në gramat e fudnit të pushtetit të tij. ”
Kryetari i bashkisë Divjakë bën fushatë para qendrës së votimit, deputetja e PD: Inskenime të turpshme pic.twitter.com/Eyss2raULO
— Ora News (@OraNewsRTV) April 25, 2021