Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, përgëzon kampionin kombëtar të atletikës, Tirron Mamusha

Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, ka pritur në zyrën e tij kampionin kombëtar të atletikës. Pas një bashkëbisedimi me kampionin, Llatja pohoi se “ishte kënaqësi të takoja kampionin kombëtar të atletikës, i cili përfaqëson denjësisht Elbasanin, Tirron Mamusha dhe trajnerët e tij Zhaneta Ruçaj dhe Ilir Hyka“.

Tirroni është medalist absolut në atletikë në Kampionatin Individual Dimëror, në garat 3000m e 5000m dhe në Kampionatin Kombëtar të Krosit.

“Mbështetja për sportin është maksimale nga Bashkia Elbasan dhe kështu do të vazhdojë, për ti sjellë qytetit më shumë kampionë e medalje të arta dhe ta ngrejmë sportin në Elbasan në nivelin që e meriton të jetë si në rangun kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar. Masivizimi i sportit është një nga sfidat kryesore që Bashkia e Elbasanit ka.
Të gjitha sportet kanë vlerën e vet, duan një përfaqësim dinjitoz, jemi një qytet me kulturë e tradita. Puna jonë, dhe vëmendja ime është e pakufishme, të gjithë bashkë po punojmë për një ringritje të Klubit të Elbasanit në të gjitha drejtimet. Guri i themelit është krijimi i kushteve të sportistit, si edhe trajtimet e çështjeve të ndryshme që kanë lidhje me sportet”, tha Llatja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?