Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj i përgjigjet Sali Berishës: Je turp i shqiptarëve

Sali Berisha teksa prezantonte kandidatët për Matin, ka ngritur akuza për kryebashkiakun Agron Malaj. Kryetari i Bashkisë Mat i është përgjigjur Berishës, duke e akuzuar atë për dëmet e mëdha që i ka shkaktuar Shqipërisë gjatë qeverisjes. “Shpifësi Sali është bërë për të ardhur keq sesi kantandiset një ish-Kryeministër”, shkruan Malaj në rrjetet sociale.

Postimi i Agron Malaj

Sali Rrumpalla (non grata) nuk i ndali shpifjet as sot. Përsëri sot në Mat babai i Zeni Gërdecit, vjehrri i Jamarbër kompleksit Partizani, Saliu i 1997-ës ku u vranë 7000 shqiptarë, Saliu i shkatërrimit të ushtrisë, arsimit, i shkatërrimit të Kombit Shqiptar, dhe i pabesisë ndaj Kosovës, pabesisë ndaj miqve e shokëve.

Saliu i politikës dështake, i 21 Janarit, spiun i Sigurimit të Shtetit. Saliu që gjithë jetën e kaloi me shpifje, me mashtrime sot ka mbetur pa Parti, pa moral, pa identitet. Sot ti Sali organizon takime në salla të mbyllura se askush nuk e mbështet as atë dhe as kandidatët e tij pa moral, pa arsim, pa nivel. Shpifësi Sali është bërë për të ardhur keq sesi kantandiset një ish-Kryeministër.

Populli të njeh mirë ty dhe kandidatët e tu. Ti ke hyrë në historinë e Shqipërisë si njeriu që i ke sjellë dëme të pa llogaritshme popullit shqiptare, si në Politikën e Brendshme dhe në atë të Jashtme. Je një turp i madh i shqiptarëve. 14 Maji do jetë shkatërrimi yt politik dhe i kastës tënde.

SHKARKO APP