Kryetari i FRESSH në Kolonjë, plagos 35-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qendër të Ersekës. Pas një sherri me thikë, ka mbetur i plagosur 35-vjeçari Ervis Këndezi. Ngjarja mësohet të jetë shkaktuar pas një sherri banal të lindur pas një komenti që i plagosuri Ervis Këndezi, kishte bërë në faqen e facebook-ut të kandidatit socialist për Bashkinë e Koloionjës, Erjon Isai. Sipas dëshmisë së të plagosurit, kreu i FRESSH në Kolonjë Pandi Cunge ka debatuar fillimisht me të, duke i kërkuar llogari ëpr komentin në fjalë, më pas e ka qëlluar me thikë në krahë Mësohet se 35 vjeçari po jep deklarimin në komisariatin e Kolonjës, ndërsa autori ende nuk është ndaluar nga policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?