Kryetari i Kavajës dha lejen e parë në kundërshtim me ligjin, por heq kioskën në Golem pas lajmeve në media
Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja ka nisur punën e tij të parë duke dhënë leje për kioska në bregdetin e Golemit”. E çuditshmja që vjen pas këtij lajmi, nuk është vizioni për zhvillimin e bregdetit me kioska, por fakti që një ditë më pas ku ishte ndërtuar kioska që u publikua edhe me foto në disa media, objekti prej druri rreth 8 metra katrorë, nuk gjendet më.
Kioska që tashmë është hequr, ishte vendosur pranë shëtitores kryesore të Golemit. Tashmë kanë mbetur vetëm disa blloqe druri të cilat kanë shërbyer për të niveluar kioskën në terrenin prej rëre.
Kujtojmë se tashmë prej disa vitesh ka pasur disa aksione për lirimin e hapësirave publike nga kisokat në qendrat e qyteteve dhe zonat e plazhit, ndërkohë që fenomeni i kioskëzimit duket se rrezikon të rikthehet.