Kryetari i KLSH-së merr pjesë në takimin e Komitetit të Kontaktit të SAI-ve

Në datat 27-28 qershor 2019 u zhvillua në Varshavë, Poloni takimi i Komitetit të Kontaktit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve të BE-së. Takimi u organizua nga Gjykata Europiane e Audituesve dhe Zyra Kombëtare e Auditimit të Polonisë. Ky aktivitet i organizuar në Varshavë vjenë në vazhdën e aktiviteteve për kremtimin e 100 vjetorit të krijimit të NIK-ut Polak. Në këtë takim morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të 28 vendeve anëtare të BE-së dhe të SAI-ve të vendeve kandidate dhe para kandidate, Presidenti i Gjykatës Europiane të Audituesve, Klaus-Heiner Lehner, anëtarë të kësaj Gjykate, anëtarë të Parlamentit Europian, Ministri i Çështjeve të Teknologjisë së Informacionit të Polonisë, përfaqësues të Komisionit Evropian, DG CNET, si edhe përfaqësues të SIGMA-s. KLSH në këtë takim u përfaqësua nga një delegacion i kryesuar nga Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, zv/kryetari, Lindita Milo dhe Specialiste në Drejtorinë e Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Alma Shehu.

Sfidat dhe mundësitë e institucioneve supreme të auditimit në Europën dixhitale kanë qenë tema kryesore e diskutimit në takimin e Komitetit të Kontaktit të SAI-ve të vendeve të Bashkimit Europian, në të cilin ekspertë të fushës dhe drejtues të SAI-eve paraqitën eksperiencat për rolin e rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm të SAI-eve në këtë proces.
Zhvillimet e teknologjisë së informacionit gjithjë e më tepër kanë parashtruar sfida të vazhdueshme për SAI-et për zhvillimin e kapaciteteve dhe metodologjitve të domosdoshme për të realizuar auditime cilësore të këtij aspekti me impakt në shërbimet që qeveritë ju ofrojnë qytetarëve.

Epoka e re e zhvimimeve të shpejta të teknologjisë së informacionit është tashmë promotore e shumë zhvillimeve social-ekonomik në vende të ndryshme në Evropë e më gjerë. Qeveritë e këtyre vendeve gjenden para sfidave që paraqet përdorimi në çdo fushë i teknologjisë së informacionit, adresimi i të cilave uli në një trzezë të përbashkët anëtar të parlamentit Europian si politikë bërës dhe përfaqësues të institucioneve supreme të auditimit si mbikëqyrës të mirëqeverisjes. Ashtu siç nënvizoi anëtari i parlamentit Evropian, z. Michal Boni “Axhenda e dixhitalizimit të Evropës, e cila ka në fokus qeverisjen e mençur (smart govenance) që synon thjeshtëzimin e shërbimeve publike, dixhitalizimin e shërbimeve publike dhe aksesin publik të informacionit nëpërmjet TI dhe nëpërmjet implementimit të sukseshëm të saj, kërkon të arrijë rritjen e qenësishme të cilësisë së demokracisë dhe performancë të suksesshme të politikave për zhvillimin e qenësishëm të vendeve anëtare”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me sfidat me të cilat përballen institucionet e auditimit kur ato auditojnë procese të ndryshme të shërbimeve publike të dixhitalituara, përfaqësuesja e Komisionit Evropian, DG CNECT, Nikowska dhe Audituesin e Përgjithshëm të Finlandës, Tytti Yli-Viikari theksuan se këto institucione duhet të jenë të vetëdijshme për risqet që lidhen me sigurinë, mjetet dhe metodologjitë e përdorura, njohuritë që kanë stafet e tyre në fushën e teknologjisë së informacionit dhe vizioni që ato kanë për mikqyrjen e politikave qeveritare në fushën e e-governance. Për këtë SAI-et duhet të fokusohen në sigurimin cilësor të resurseve teknologjike dhe njerëzore, rritjen e kapaciteteve të stafit dhe zhvillimin e metodologjive të suksesshme të teknikave të auditimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesë e axhendës së aktivitetit ishte edhe raportimi i grupeve të ndryshme të punës së EUROSAI-t lidhur me praktikat e mira gjatë kryerjes së auditimeve të koordinuara dhe paralele, ndër të cilat mund të përmenden auditimi për cilësinë e ajrit, pjesë e të cilit ka qenë dhe KLSH dhe auditimi me temë se si të menaxhohet infrastruktura e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në sektorin publik. Gjatë zhvillimit të këtij aktivitetit drejtuesit e SAI-eve pjesmarrëse u pritën nga Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda, i cili shprehu vlerësimin për rolin dhe kontributin e institucione supreme të auditimit në konsolidimin e eficiencës dhe efektivitetit në një fushë kaq të rëndësishme siç është dixhitalizimi i qeverisjes, e cila duhet të synojë jo vetëm përfaqësimin por edhe përfshirjen e qytetarëve në procese të ndryshme të qeverisjes dixhitale. Presidenti Duda tha se Zyra Supreme e Auditimit ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e Polonisë si një shtet që bazohet në të njëjtat standarde mbi të cilat janë ndërtuar dhe funksionojnë shtetet demokratike të Evropës Perëndimore. Në vijim të marrëdhnieve të shkëlqyera të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ndërsjelltë të eksperiencave, gjatë muajit gusht Kryetari i KLSH-së, Leskaj do të presë në një vizitë zyrtare Presidentin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Polonisë, Kwiatkowski dhe Presidentin e SAI-t të Rumanisë, Busuioc.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?