Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi përkujton 4 shkurtin

Sot mbushen 75 vjet nga masakra e 4 shkurtit në Tiranë.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, në përkujtim e nderim të viktimave të saj, u shpreh se “4 shkurti është një memorial i dhimbjes që shkakton një krim lufte.

Të gjithë ne duhet të përulemi me respekt, nderim e mirënjohje të thellë para dëshmorëve, partizanëve dhe veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lavdia është për ata, çlirimtarët, që e rreshtuan Shqipërinë në anën e duhur të historisë dhe turpi është për kolaboracionistët, për të cilët Shqipëria demokratike ruan të njëjtin vlerësim si edhe vendet e tjera demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria europiane, për të cilën po punojmë e kontribojmë të gjithë, i ka rrënjët te vlerat antifashiste të shqiptarëve.

Viti 2019 është jubileu i 75 i çlirimit të Shqipërisë. Me këtë rast, u bëj thirrje të gjitha institucioneve të shtetit që të fillojnë përgatitjet për të kremtuar me krenarinë legjitime që meriton kjo ngjarje madhore e historisë sonë kombëtare.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?