Kryetari i Kuvendit pret ambasadorin e Kazakistanit, Abzal Saparbekuly
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadorin e Kazakistanit, rezident në Ankara, Abzal Saparbekuly. Gjatë takimit Kryetari i Kuvendit theksoi se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kazakistanit janëngritur në një nivel shumë të lartë, pas vizitës zyrtare të Kryeministrit Edi Rama dhe nënshkrimittë deklaratës së përbashkët midis dy kryeministrave, në maj 2014, si edhe pas vizitës së Ministritpër Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, në nëntor 2018, gjatë së cilës u paraqit edheftesa për vizitë zyrtare të Kryetarit të Kuvendit në Kazakistan.
Të dy qeveritë kanë rënë dakord tëmbështesin iniciativat që kanë për qëllim nxitjen e dialogut politik dhe marrëdhënieveekonomike dhe tregtare, për të mbështetur bashkëpunimin dypalësh nëpërmjet marrëveshjeve qëjanë në përputhje me interesat kombëtare të të dy vendeve.
Z. Ruçi rikonfirmoi vullnetin politikpër të intensifikuar më tej marrëdhëniet dypalëshe, në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë.Kryetari i Kuvendit Ruçi e falenderoi Ambasadorin Saparbekuly për mbështetjen e Republikës sëKazakistanit për kryesinë shqiptare të OSBE dhe vlerësoi si mjaft të dobishëm bashkëpuniminpër mbështetje reciproke edhe në organizmat e tjera ndërkombëtare. Duke qenë se në maj 2011, qeveria shqiptare ka hequr në mënyrë të njëanshme regjimin e vizavepër shtetasit kazak, kryetari i Kuvendit përsëriti kërkesën për heqjen e plotë të regjimit të vizavepër të gjitha pasaportat shqiptare nga ana e Kazakistanit, në bazë të reciprocitetit.
Kryetari i Kuvendit Ruçi dhe Ambasadori Saparbekuly shprehën vullnetin për intensifikimin ebashkëpunimit parlamentar dhe shkëmbimin e vizitave të delegacioneve nga komisionetparlamentare. Në Parlamentin e Kazakistanit është krijuar Grupi parlamentar i Miqësisë meShqipërinë. Gjatë takimit u theksua rëndësia e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjes së investimevetë Kazakistanit në Shqipëri, në sektorë si energjia, turizmi, agrobiznesi dhe bujqësia, kultura,arsimi universitar, shërbimet shëndetësore publike etj.
Kryetari i Kuvendit i kërkoi Ambasadorit Saparbekuly që Kazakistani të rishikojë qëndrimin nëlidhje me njohjen e Kosovës dhe të mbështesë anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtaredhe rajonale. “Rasti i Kosovës është rast Sui Generis dhe nuk mund të hiqen paralele mes rastittë Kosovës dhe të Krimesë apo Katalonjës.” nënvizoi Kryetari Ruçi. Gjatë takimit u diskutua edhe për mbështetjen e komunitetit shqiptar, nga Shqipëria dhe Kosova,që punon e jeton në Kazakistan.
Ambasadori Saparbekuly vuri në dukje se Shqipëria është ndër partnerët kryesor i Kazakistanitnë rajonin e Ballkanit dhe qeveria e vendit të tij është e interesuar në rritjen dhe zgjerimin ebashkëpunimit me Shqipërinë në të gjitha fushat. Ambasadori i Republikës së Kazakistanit, z. Abzal Saparbekuly, i përcolli Kryetarit të Kuvendittë Republikës së Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, ftesën për të marrë pjesë në Takimin e katërt tëKryetarëve të Parlamenteve të vendeve Euroaziatike, që do të mbahet në datat 23-24 shtator2019, në Astana, Kazakistan si edhe ftesën e Kryetarit të Parlamentit për vizitë zyrtare në Kazakistan.

KOHA JONË SONDAZH

