Kryetari i LRI Kavajë: Drejtuesit politikë të qytetit harrojnë heroin Indrit Cara
Kryetari i LRI-së Kavajë, Baki Dervishi thotë se drejtuesit politikë të qytetit harrojnë Indrit Carën. ”Ai nuk është fizikisht midis nesh por është në mendjen dhe zemrat tona, heroi ynë. Ai i dha të gjitha për lirinë e Kosovës. Më 31-Mars 1999 ai ra dëshmor në emër të lirisë”,-shkruan Dervishi në facebook.
Postimi i plotë
Nuk mendoja kurrë që pushteti do t’ju errësonte sytë deri në këtë pikë. Indrit Cara kurrë nuk do të harrohet kurrë nga rinia e Kavajës, si shembulli më i mirë i atdhedashurisë. Ai nuk është fizikisht midis nesh por është në mendjen dhe zemrat tona, heroi ynë. Ai i dha të gjitha për lirinë e Kosovës. Më 31-Mars 1999 ai ra dëshmor në emër të lirisë.
(Në foto me një grup të vogël të LRI Kavajë, kurrë nuk do mendoja që drejtuesit do ta harronin këtë ditë të shënjuar për Kavajën, kurrë nuk do të përdorja këtë figurë për politike por jam i detyruar ta bëj për të treguar degradimin e drejtuesve ne Kavajë).
Ps. Vlersimin dhe përkujtimin për Ushtar Kavajën nuk e arrijnë buqetat, kurorat me lule e as kamerat, ndaj sot treguam se të qenit fizikisht me të rinj të thjeshtë të Kavajës pranë këtij busti ka më shumë vlerë sesa lulet apo kamerat e televizioneve.