Kryetari i Lushnjes fton në zyrë zonjës që ofendoi, bën paqe

Një ditë pak publikimit të një video ku u shihte qartë sesi Kryetari i Bashkisë së Lushnjes, ofendonte rëndë një zonjë e cila së bashku me disa tregtarë ishin ngritur në protestë, sot ka qenë e ftuara e nderit e Kryetarit. Pas jehonës mediatike dhe akuzave nga PD e Lushnjes, sot Kryetari Fatos Fushe e ka pritur në zyrën e tij zonjës që ju drejtua me fjalën, “Ta fus portofolin në gojë”.

Mesa duket Tushe ka ndjekur stilin e kolegëve të tij dhe ka reaguar menjëherë sot, për të treguar se pas atij incidenti qëndron një figurë e mirë prej Kryetari.

E ka bërë publike vetë këtë takim me disa foto të postuara në faqen zyrtare në facebook, duke u shprehur se: “Edhe mosmarrëveshjet, edhe pakënaqësitë, zgjidhen me qytetari! Edhe mosmarrëveshjet, edhe pakënaqësitë, zgjidhen me qytetari”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç shihet dhe në foto zonja duket më e qetë dhe ndoshta Kryetari i ka ardhur në ndihmë duke i dëgjuar problemin që ka. Edhe në këtë takim zonja ka në dorë portofolin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?