Kryetari i PD Korçë denoncon: Drejtuesit e institucioneve publike janë përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve. Po kërkojnë kartat ID në këmbim të…

Kryetari i PD të Korçës Andrea Mano deklaroi sot se drejtuesit e institucioneve publike janë përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve.

Mano tha se njerëz të veçantë, të nxitur nga drejtues të Rilindjes, kanë dalë në terren të kërkojnë kartat e identitetit, në këmbim të parave apo favoreve të tjera, si legalizimet, shtëpi për të pastrehët, kempet, ndihma ekonomike, apo favore të tjera, që deformojnë vullnetin e zgjedhësve dhe manipulojnë votën e qytetarëve korçarë.

Ai tha se këta individë, të cilët po përdoren si mercenarë nga Rilindja, do të jenë ata që do të përgjigjen para ligjit për manipulimin e zgjedhjeve në qytetin e Korçës.

DEKLARATA E PLOTË

Jam këtu sot për të denoncuar në emër të PD rolin manipulues të administratës së Rilindjes në Korçë. Dua t’ju kujtoj drejtuesve të administratës së Rilindjes, drejtuesve të institucioneve, që ata nuk janë drejtues të PS, ata nuk janë drejtues të Rilindjes, por drejtuese të institucioneve të shtetit shqiptar. Për këtë arsye ata duhet t’i mbajnë duart larg nga zgjedhjet. Ata e kanë të ndaluar me ligj dhe është e dënueshme penalisht ndërhyrja në procesin zgjedhor.

SPAK do të veprojë mbi çdo person dhe nuk do të kursejë askënd, që përfshihet në manipulimin  e zgjedhjeve. Njerëz të veçantë, të nxitur nga drejtues të Rilindjes, kanë dalë në terren të kërkojnë kartat e identitetit, në këmbim të parave apo favoreve të tjera, si legalizimet, shtëpi për të pastrehët, kempet, ndihma ekonomike, apo favore të tjera, që deformojnë vullnetin e zgjedhësve dhe manipulojnë votën e qytetarëve korçarë.

Ne jemi këtu për të mbrojtur çdo qytetar, i cili duhet ta konsiderojë të rëndësishëm rolin në zgjedhjet e 25 prillit. Vota e tij është ajo që do të dënojë të gjithë manipulatorët e zgjedhjeve, të cilët ashtu si vepruan me Dibrën dhe Shijakun, tashmë Rilindja duket që po shtrin tentakulat e saj edhe në Korçë, ku situatën e ka më keq se çdo herë tjetër.

Dua t’ju kujtoj këtyre individëve, të cilët po përdoren si mercenarë nga Rilindja, që do të jenë ata që do të përgjigjen para ligjit për manipulimin e zgjedhjeve në qytetin e Korçës.

Dua t’i tërheq vëmendjen zotit Alfons Vranishti, i cili po operon në lagjen 15 dhe lagjet e tjera të qytetit, duke bërë presion mbi qytetarët për t’ju marrë kartat e identitetit, zonjës Marjana Lara e cila është drejtuese e Shërbimit Social Shtetëror, ka shkuar në lagjet 11 dhe 12 dhe po iu kërkon fizikisht qytetarëve t’iu mbledhë kartat e identitetit, drejtoresha e Hipotekës Besa Spaho, e cila ka shkuar në Bulgarec dhe Dishnicë dhe premton legalizime banesash dhe favore të tjera, në këmbim të votës. Kemi informacione edhe për drejtoreshën e Tatimeve, e cila po vijon me të njëjtën strategji.

Dua t’ju kujtoj këtyre drejtuesve dhe gjithkujt që përfshihet në manipulimin e zgjedhjeve, që asgjë nuk e ndryshon rrjedhën e 25 prillit. Në 25 prill qytetarët korçarë janë të vendosur të votojnë kundër Rilindjes, për ta larguar këtë regjim, do të votojnë për ndryshimin.

Ne do të vazhdojmë të mbledhim informacion nga qytetarët, për të denoncuar jo vetëm mediatikisht, por edhe në organet ligjzbatuese për çdo person që ndërhyn në mënyrë të paligjshme në procesin zgjedhor.

SHKARKO APP