Kryetari i PD-së, Alibeaj shihet për herë të parë i shoqëruar nga Garda

Kreu i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është shfaqur mbrëmjen e sotme nën shoqërimin e Gardës, ashtu siç e parashikon ligji që kryetari i opozitës mbrohet nga Garda e Republikës. I pyetur nëse ndihet i kërcënuar, Alibeaj tha asnjëherë. “Nuk kam dashur t’i mbaj. Është detyrim i Gardës, që situata zgjedhore të mund të shoqërohesh. Unë e kam pak të vështirë të eci i shoqëruar, por edhe ligjet e shtetit duhet t’i respektojmë. Ndiheni i kërcënuar? Kurrë, asnjëherë”, tha Alibeaj.

SHKARKO APP