Kryetari i PD­-së në Bërdicë rreh të rinjtë e stafit të PS­-së

 

Një përplasje e shoqëruar me dhunë psikologjike dhe fizike ka ndodhur në Bashkinë e Shkodrës në fshatin Bërdicë e Sipërme.

Isuf Meta, kryetar i Partisë Demokratike për fshatin Bërdicë e Siperme njëherësh dhe kandidat per keshillin bashkiak te Partise Demokratike ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj te rinjve dhe te rejave te stafit të PS-­së, te cilët po mbeshtesin si koordinatore terreni ne zonen e nënshkodres ne fushate elektorale.

Kryetari i PD-­se ka ushtruar dhunë edhe më parë, duke pretenduar që “territori i tij” nuk duhet të shkelet nga Partia Socialiste dhe as nga stafi i kandidates së mazhorancës Keti Bazhdari.

Ditën e sotme ai ka kërcënuar të rinjtë me fjalët “Zhdukuni nga zona ime, do ju djeg makinen”. Më pas Isuf Meta i ka ndjekur të rinjtë me automjetin e tij tip Mercedes Benz duke u rrezikuar atyre jetën.

SHKARKO APP