Kryetari i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë zgjidhet Bujar Spahiu
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka tashmë drejtuesin e ri në krye të tij, pas mbylljes së procesit të numërimit.
Me shumicë votash në krye është zgjedhur Bujar Spahiu, që mbante edhe postin e nënkryetarit të KMSH.
Në votim morën pjesë 87 anëtarë, ndërkohë që Spahiu arriti në marrë 59 vota. I dyti me 26 vota u rendit Ylli Gurra, kurse Myftiu i Lushnjes, mori vetëm 2 vota.
Pas tërheqjes nga gara e kreut aktual të komunitetit, sot njoftoi tërheqjen nga gara edhe Myftiu i Kukësit.
Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, u tërhoq nga gara për një mandat të dytë, kreu aktual i Komunitetit, Skënder Bruçaj.
Pas lajmit për këtë tërheqje pati akuza të forta nga ana e demokratit Genc Pollo për një presion kuisling të qeverisë, ndërkohë që më parë edhe Ervin Salianji kishte bërë akuza për presion në këtë garë.
Në garë për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar ishin:
Ylli Gurra -myftiu i Tiranës
Bujar Spahiu-nënkryetar i KMSH
Gramoz Blliku-myftiu i Lushnjës
Zgjedhja do te behet me vote te fshehte nga ana e 35 myftinjve, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile.
KOHA JONË SONDAZH

