Kryetari në detyrë i Himarës përfundon në pranga, Berisha: Goro është në burg se nuk mundi dot Belerin
Këtë mbrëmje Sali Berisha nga dritarja e banesës ka folur për arrestimin e kryetarit në detyrë të Himarës, Jorgo Goro. Berisha tha se Goro është në qeli për shkak se nuk mundi dot në zgjedhje, Fredi Belerin. Ai shton se ish-ministrja, Olta Xhaçka, bashkëshorti i së cilës ka përfituar prona në mënyrë të paligjshme në jug, qëndron në parlament si një monument korrupsioni.
”Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, një hajdut i padiskutueshëm, por është në burg se nuk e mundi dot Fredi Belerin. Por është në burg sepse firmosi dokumentet e falsifikuara të Olta Xhaçkës dhe burrit të saj strategjik. Kur unë ia ngrita në parlament Olta Xhaçkës, u ngrit me një gjuhë të saj, duke turfulluar se po akuzoja një njeri që kishte marrë pronën e familjes së tij. Po ja që del që ka falsifikuar dhe ka grabitur pronën e qytetarëve të tjerë.
Dhe kryetari i bashkisë që firmosi mbi dokumentet e falsifikuara të sjella nga Xhaçka, burgoset, kurse Xhaçka qëndron monument korrupsioni në parlament vetëm e vetëm se drejtësia përbëhet nga laro, nga njerëz nga moral dhe pa ligj, të cilët zbatojnë vetëm urdhra partie dhe mashtrojnë shqiptarët”.