Kryetari Pjerin Ndreu: Asnjë qytetar i Lezhës nuk mund të lejojë të kthehet prapë atje ku ishte
Sot kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama ndaloi në Lezhë për fushatën e mbjelljes së pemëve në kuadër të zgjedhje lokale të 14 Majit. Duke marrë fjalën në takimin e fushatës, kreu aktual i bashkisë së Lezhës, që rikandidon për mandatin e dytë, Pjerin Ndreu e vuri theksin tek arritjet në këto 4 vite.
“Lezha është shembulli më tipik i atyre tabelave që ne i kemi si slogan, pasi ne nuk duam të kthehemi mbrapa, sepse atë që gjetëm ne në këtë qytet ishte shumë e trishtë, ishte një skemë menaxhimi e papërgjegjshmërie që asnjë qytetar i Lezhës nuk mund ta lejojë të kthehet prapë atje ku ishte”, u shpreh Ndreu.
Po ashtu ai ftoi të pranishmit për të mbjellë pemë të reja që simbolizojnë jetën dhe lulëzimin. “Ne nuk do të ndalemi për ta bërë këtë qytet më të bukur dhe të dëshirueshëm për të gjithë”, tha Ndreu.