Kryetari ”sherrxhi” i PS-së
Pas një sherri në poliklinikën e qyetit të Divjakës, kreu i bashkisë, Fredi Kokoneshi u sulmua 6 herë me thikë mëngjesin e kësaj të premteje. Kokoneshi u sulmua nga Orges Xhelili, i cili pas krimit, u arrestua. Autori 46-vjeçar, ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës. Nusja e Xhelilit aktualisht punon si shefe e infermiereve tek poliklinika e Divjakës, aty ku ka ndodhur edhe ngjarja. Kokoneshi dhe shoferi i tij Gazmir Bullari i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.
Në spital shkoi edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Mes lutjes për t’u fokusuar te shëndeti i të lënduarve si gjëja më e rëndësishme për momentin, ai ka bërë dhe një thirrje për mediat, deputeti i PS-së, Erion Braçe e quan sulm të pastër kriminal.
Kryetari është një personazh tipik sa i takon sherreve. Për të kjo nuk është hera e parë që përleshet. Disa muaj më parë, ishte po vetë kryetari i Bashkisë së denoncoi dhunën e ushtruar ndaj tij. Fredi Kokoneshi tha asokohe se është grushtuar nga nipi i deputetit socialist Paulin Stërkaj.
Një tjetër episod, është që 15 deputetë të Partisë Demokratike i kanë kërkuar kreut të Prokurorisë së Përgjithshme, që të bëjë verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e dekriminalizmit nga Kokoneshi.
E gjitha kjo vjen pasi PD-së pretendon se ai rezulton i përfshirë dhe i dënuar për trafik të qënieve njerëzore në Itali. Denoncimi i parë për kryebashkiakun e Divjakës për të njëjtat akuza është bërë nga ish-sekretari i degës së PS në Divjakë dhe se që prej vitit 2012, në dijeni për këtë është edhe Drejtoria e Shërbimit Informativ të Lushnjes. Nuk dihet nëse në zgjedhjet lokale të 14 majit, PS-ja do të rikandidojë Kokoneshin.