Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako gjobitet me 100 mijë lekë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 100 mijë lek kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako dhe drejtorin e Shkollës “Armath” Vlash Doda, pas denoncimit të “Organizatës Qendresa Qytetare”. Gjobat janë vënë për një takim elektoral që kanë zhvilluar në ambientet e kësaj shkolle, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 6 marsit.

“Komisioneri shpalli edhe vendimin për shqyrtimin administrativ të denoncimit të “Organizatës Qendresa Qytetare”, për shkelje të parashikuar në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndaj Drejtorit të Shkollës 9-Vjeçare “Armath” dhe kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës zj. Emiriana Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”. Komisioneri vendosi sanksionin administrativ me gjobë ndaj Drejtorit të Shkollës 9-Vjeçare “Armath” z. Vlash Doda në shumën 5 000 (pesë mijë) lekë dhe sanksionin administrativ me gjobë ndaj kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës, të propozuar”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP