Kryetarja e KQZ: Mbaje gojen se të nxjerrë përjashta me policë!

 

Mbledhja e nisur në KQZ  ka vijuar me debate të ashpra të nisura pasi përfaqësuesi ligjor i PDIU-së, Gazmend Osmani kërkoi fjalën dhe kundërshtoi vendimin e KQZ-së në lidhje me vendimin e djeshëm ku përjashtonte PDIU-në nga grupet e numërimit.

Sipas tij është e drejtë e PDIU-së të marrë pjesë në grupet e numërit dhe ka kërkuar revokimin e vendimit.

Mësohet se tonet kanë qenë të larta sa kryetarja e KQZ paralajmëroi se nëse do të vazhdonte me atë ton debatin do të thërriste dhe Security. Dhe kryetarja kishte te drejte.

‘Mbaj gojën se unë lajmëroj Security dhe dal përjashta” mësohet t’i ketë thënë kryetarja e KQZ –së Lefterie Luzi përfaqësuesit të PDIU-së i cili duke përplasur  dorën në tavolinë u shpreh se nuk do vijonte mbledhja pa revokuar vendimin e djeshëm.

Më pas ka ndërprerë mbledhjen për 10 minuta.

Përfaqësuesi i PDUI-së : Para se të nisë rendi I ditës dua të parashtroj dicka në lidhje me vendimmarrjen komplet absurde që morët  dje. Do më masësh dhe kohën ti?! Për procedurë zbatoje rregullin tek vetja më pas tek unë .

Lefterie Luzi: Do më dëgjosh mua. Për cështje jashtë rendit të ditës 5 mintua

Përfaqësuesi i PDUI-së :Ka të bëjë me  vendimmarrjen alogjike, absurde që keni marrë dje. Megjithatë duke shpresuar nisur nga rasti që dje revokaut tre vendimarrje të revokoni dhe vendimarrjen e djeshme.

Përfaqësuesi I PDIU-së: Keni marrë citate ti përdorni për logjikën tuaj komplet absurde e fshatareske

Lefterie Luzi: Mbaj gojën se unë lajmëroj Security dhe dal përjashta

Përfaqësuesi i PDIU: Lajmëro kë të duash. Këtë vënd s’ma ke dhënë ti. Jam garant I një subjekti.

Lefterie Luzi: Ka kod etike që duhet ta respektosh

Përfaqësuesi I PDIU-së: Kodin e Etikës po e respektoj më shumë sesa e respektuat ju dje.

Lefterie Luzi: Këtu nuk mund të flasësh siç do ti.  Ka kod etik që duhet ta respektosh .. nuk të kam ofenduar asnjëherë

Përfaqësuesi I PDIU : Ju dje I hoqët të drejtën kushtetuese një subjekti politik

Lefterie Luzi: Ke të drejt të ankohesh në Kolegj Zgjedhor

Përfaqësuesi I PDIU: O zonja kryetare po flas unë tani jo, ju, (I bie tavolinës me dorë)

Lefterie Luzi: Të lutem lajmërnoi Security.

Përfaqësuesi i PDIU-së: Mbledhje ju nuk bëni pa vendosur në vend atë që është jo ligjore

SHKARKO APP