Kryetarja e LSI: Ulje taksash, rritje rrogash… ja arsyet pse shqiptarët duhet të besojnë te opozita e bashkuar
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel zbuloi pesë pika të forta, sipas të cilës janë arsye që shqiptarët duhet të besojnë te opozita e bashkuar. Kryemadhi tha se tashmë opozita e bashkuar ofron për shqiptarët zgjidhje konkrete të shqetësimeve të tyre, siç janë ulja e taksave, rritja e rrogave, abrogimi i Ligjit të Arsimit të lartë, largimi i kastës së korruptuar qeverisëse si dhe rikthimi i shpresës që shqiptarët ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.
“Pse besojnë njerëzit tek opozita? Besojnë për shumë arsye. Një opozitë e bashkuar është një alternativë. Ulje taksash, rritje rrogash, abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, largimin e kësaj kaste të korruptuar politike. Ja për këtë dallojmë. Dhe kthimi i shqiptarëve në Shqipëri për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e tyre. Kjo është. Në qoftë se shqiptarët mendojnë se mund ta ndërtojnë shtëpinë e tyre në Afrikë, është utopi. Shqiptarët do ta ndërtojnë shtëpinë e tyre këtu.”- tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
KOHA JONË SONDAZH

