Kryevirologu amerikan: Ka mundësi që koronavirusi nuk do të çrrënjoset kurrë!

Këshilltari kryesor në Shtëpinë e Bardhë sa i përket çështjes së pandemisë së coronavirusit, Anthony Fauci, konsideron se është e mundur që COVID-19 mund të mos çrrënjoset kurrë nga kjo botë, shkruan CNBC.

Gjatë një intervisti ai tha se duke marrë parasysh që virusi nuk do të zhduket plotësisht, liderët botërorë dhe zyrtarët shëndetësorë duhet të punojnë në atë drejtim që të paktën “ta ulin përqindjen” e tij.

Mendoj se me një kombinim të masave të duhura sa i përket shëndetit publik, nivelin global të imunitetit të futës dhe vaksinave të mira, do të arrijnë që ta vëmë coronavirusin nën kontroll këtë vit ose vitin e ardhshëm. Por, dyshoj se do ta çrrënjosim plotësisht”, ka shtuar Fauci.

Këto deklarata të tij janë në kundërshtim me qëndrimet e presidentit amerikan Donald Trump, i cili dy ditë më parë ripërsëriti pretendimet se virusi do të zhduket, pavarësisht paralajmërimeve të ekspertëve që thonë se numri i të infektuarve dhe të vdekurve do të rritet gjatë vjeshtës.

SHKARKO APP