“Kryqëzimi i Cërrikut”, nyja më problematike

Një radhë e gjatë automjetesh në unazën jugore të qytetit të Elbasanit krijohet për shkak te bllokimit në vendin e quajtur si kryqëzimi i Cërrikut. Ky kryqëzim është edhe pjesë e aksit nacional që lidh Tiranën dhe Shqipërinë e Mesme me qytetet juglindore të vendit, përfshi këtu edhe linjat ndërkombëtare të udhëtarëve dhe mallrave me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Fluksi i lartë i automjeteve, mosfunksionimi i semaforëve, mungesa e sinjalistikës, mënyra e projektimit të këtij kryqëzimi që ndërthuret edhe me linjën hekurudhore, janë shkaqet kryesore të ngërçit që krijohet thuajse çdo ditë. Pavarësisht ankesave të adresuara te Bashkia dhe autoritetet qendrore, gjendja mbetet e pandryshuar dhe trafiku rëndohet më keq nga dita në ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?