Kthehen 11 shqiptarë nga Izraeli, MEPJ: Fluturimi u organizua nga Mali i Zi
Situata e tensionuar midis Izraelit dhe Hamasit jo vetëm që ka shkaktuar destabilitet në rajon por edhe ka rrezikuar jetën e mijëra banorëve të vendosur në këto zona.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se përmes një fluturimi të organizuar nga shteti i Mait të Zi është bërë i mundur kthimi i 11 shtetasve shqiptarë.
“11 Shtetas shqiptarë kanë udhëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Izraeli në Shqipëri përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi. Ministria për Evropën dhe Punëve të Jashtme vijon të shoh të gjitha mundësitë dhe është në kontakt dhe me ministritë e vendeve të tjera të rajont për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendin e tyre”, thuhet në njoftimin e MEPJ.
Eshtë vetë Ministia e Jashtme ajo e cila përmes një njoftimi zyrtar në rrjetin social të Facebook ka bërë me dije se aktualisht është duke bashkëpunuar me të gjitha vendet e rajonit për të bërë të mundur tansferimin e të gjithë shtetasve shqiptarë të ndodhur në Izrael të cilët ndihen të rrezikuar.
Janë vetë qytetarët ata të cilët tregojnë për të gjitha vështirësitë e tyre dhe asistimin nga Ambasada Shqiptare permes një video të publikuar në MEPJ.
KOHA JONË SONDAZH

