Kthehen në Shqipëri 60 shtetas

Fluturimi i përbashkët është organizuar nga Suedia i koordinuar nga Frontex ku kanë marrë pjesë 6 shtete.

Kështu nga Suedia janë kthyer 14 shtetas shqiptare, nga Finlanda  8 shtetas, nga Franca  10 shtetas, nga Gjermania janë kthyer 15 shtetas, nga Spanja  6 shtetas, dhe nga Belgjika 7 shtetas.

Shtetasit deportivë janë shoqëruar nga një mjek suedez, si dhe nga  dy monitorues të shtetit belg, të cilët monitorojnë  procedurat e deportimit nga shtetet pjesëmarrëse.

Në Rinas  ata janë pritur nga përfaqësuesja e Frontex-it Delfina Dubos, e cila ka shprehur edhe një herë vendosmërinë e shteteve pjesmarrëse të hapësirës Shengen, për zbatimin  me rigorozitet të rregullave të qëndrimit nga shtetasit shqiptarë.

Shefi i Komisariatit të Policisë Rinas Ermal Milori ka theksuar rëndësinë e zbatimit të rregullave nga ana e shtetasve shqiptarë të cilët udhëtojnë në Zonën Shengen, pasi shkelja e rregullave të qëndrimit në Zonën  Shengen, dhe kërkimi i azilit në këto vende për çdo lloj arsye është i paligjshëm.

Shkelja e tyre  penalizon jo vetëm  personat që shkelin këto rregulla , por edhe ka pasoja  për qytetarët shqiptarë për lëvizjen e lire në Zonë Shengen.

SHKARKO APP