Kthehen sot nga Gjermania 160 azilkërkues shqiptarë, 83 pasnesër

 

160 shqiptarë që u është refuzuar azili në Gjermani kthehen gjatë ditës së sotme në orën 14:15 dhe 83 të tjerë ditën e enjte.

Riatdhesimi i këtyre shtetasve është në vazhdën e kthimeve që Gjermania tashmë ka nisur javë pas jave.

Ka qenë Ambasada gjermane në Tiranë ajo që ka njoftuar zyrtarisht kthimin e 243 shtetasve shqiptarë, të cilëve u është refuzuar azili.

SHKARKO APP