Kthehet “në detyrë” Nëndetësja 105 në Pashaliman

Dikur krenaria e flotës sonë, ajo është kthyer sërish "në detyrë”.

Bëhet fjalë për të famshmen Nëndetësen 105 ose e njohur me kodin e luftës “Tufani”, e cila ka përfunduar një remont total, është lyer, restauruar dhe tani është gati në kalatën e saj.

Por Nëndetësja 105 nuk ka më silurë dhe torpida, e madje as nuk do të lundrojë e zhytet më, për të trembur fqinjët tanë të përtej Adriatikut.

Ajo do të jetë thjesht një objekt muzeal në bazën Ushtarake Detare të Pashalimanit, dhe do të mund të vizitihot nga turistët e mundshëm.

SHKARKO APP