Kthime masive në Kapshticë, revansh për objektin e Dhërmiut?

Autoritete greke ne piken e kufitare te Kapshticës kane bllokuar kalimin e shtetasve shqiptare. Vete emigrantet qe kërkojnë te kthehen ne vendet e tyre te punës, thonë se doganieret nuk paraqesin as një arsye bindëse.

Ne Kapshtice vihet re radhe e gjate njerëzish qe presin për te kaluar ne anen tjetër te kufirit. Mes tyre ka edhe fëmije. Nje shtetasi pas debatit me policinë kufitare greke i kane grisur garancinë e dërguar nga pjesëtaret e tjerë te familjes qe ndodhen ne Greqi.

Burime per Vizion Plus thane se te martën pritet nje takim mes drejtorit rajonal te kufirit shqiptar dhe homologut grek per te kërkuar sqarime ne lidhje me situatën e krijuar. Vetem këtë te hëne jane kthyer mbrapsht me shume se 300 shtetas shqiptar, te cilët kane pasur dokumentacion te rregullt.

Ky tension vjen pasi rreth nje muaj me pare u shemb nje objekt ne Dhermi, per te cilin Greqia protestoi, duke e konsideruar si nderhyrje te Shqiperise ne fene e miniritareve greke.

SHKARKO APP