Kthimi i Kodit Zgjedhor, Opozita e Bashkuar: Akti i Presidentit, shans për konsensus
Opozita e Bashkuar ka vlerësuar pozitivisht dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin e Kodit Zgjedhor në Kuvend dhe marrjen e një opinioni për ndryshimet ligjore të PS në Komisionin e Venecias.
Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi në emër të gjithë partive të Opozitës së Bashkuar tha se “akti i Presidentit është një shans për konsensus dhe një mundësi për paqe publik”.
“Opozita e Bashkuar përshëndet aktin e Presidentit për kthimin për rishqyrtim Kuvendit të Shqipërisë për Kodin Zgjedhor dhe kërkimin e marrjes së Opinionit urgjent nga Komisioni i Venecias. E vlerësojmë si hap dhe mundësi e rëndësishme, në drejtim të rikthimit të paqes publike dhe klimës zgjedhore në vend. Miratimi i Kodit Zgjedhor, si produkt i marrëveshjes së 14 janarit dhe konkluduar me marrëveshjen e 5 qershorit, ishte një arritje madhore e klasës politike në vend, mbështetur fuqimisht nga faktori ndërkombëtar. Në vetvete ajo marrëveshje dhe miratimi i Kodit Zgjedhor në 30 korrik, shtroi baza të mira për krijimin e kushteve të pranueshme ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Paqja publike dhe pranueshmëria e klimës parazgjedhore janë premisë themelore për një proces zgjedhor të gjithë pranuar”,- tha Gazment Bardhi.
Në emër të Opozitës së Bashkuar, Bardhi tha se akti i ndërmarrë nga ana e mazhorancës së kapluar nga paniku i humbjes zgjedhore, përveçse minon klimën parazgjedhore, synon qartazi deformimin e rezultatit zgjedhor në tavolinë.
“Ky akt, i realizuar jashtë Tryezës së Këshillit Politik, mbetet një shkelje e flagrante e marrëveshjes së 5 qershorit. Akte te tilla, të marra në verbëri politike, komprometojnë rëndë interesin publik dhe, mbi të gjitha, rrugën integruese të Shqipërisë. Hapësira që Presidenti i Republikës ka dhënë, nëpërmjet rikthimit për shqyrtim në Kuvend, e shoqëruar me kërkesën për marrjen e opinionit urgjent nga Komisioni i Venecias, është jo vetëm një akt i pjekur në vazhdën e traditës politike dhe parlamentare 30 vjeçare, por edhe një mundësi e mirë për të rikthyer gjithë përfshirjen dhe konsensusin politik, si dhe gjetjen e zgjidhjeve teknike për eliminimin e deformimeve të rënda kushtetuese që mbartin ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor”,- tha Gazment Bardhi.
Lexoni edhe..
- Presidenti Meta kthen ligjin për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor
- Presidenti Meta: Kush prek një votë, t’i pritet dora
- Pollo: Rama e Kuvendi duhet të presin shpalljen e opinionit të Venecias për Kodin
- Presidenti Meta 81 faqe arsyetim, Rama sul Ballën me fyerje
- Dokumenti/Argumentet e kreut të shtetit për kthimin e Kodit Zgjedhor
VIDEO/Deklarata e Gazment Bardhit në emër të Opozitës së Bashkuar: