Kthimi i parave profesionistëve të lirë, Alibeaj del kundër propozimit

Deputeti i pavarur Enkelejd Alibeaj gjatë fjalës në seancën plenare, doli kundër propozimit të ministrit të Financave, Petrit Malaj për kthimin e parave te profesionistët e lirë.

Sipas Alibeajt, ato para duheshin kthyer që më datën 5 gusht, sipas detyrimit kushtetues dhe ende nuk është zbatuar. Alibeaj ngriti pyetje për zbatimin e ligjit dhe transparencën e institucioneve. Ai e cilëson si “precedent të rrezikshëm” propozimin e Ministrisë së Financave, duke e parë atë si një ndërhyrje që cënon interesat e biznesit dhe qytetarëve shqiptarë.

”Vota ime është kundër (për profesionet e lira). Ato para janë të shqiptarëve, janë të biznesit. Ajo që ka prezantuar ministri i Financave është një precedent i rrezikshëm. Detyrimi për t’ja kthyer ato para ka dalë që më 5 gusht, dhe pyetja duhet të jetë se pse nuk është zbatuar deri më tani”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?