Kthjellime dhe kalime vranësirash, si parashikohet moti këtë të enjte

Prej disa ditësh Shqipëria ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, ku edhe të enjten do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit.

Por parashikohet që orët e mesditës dhe pasdites kryesisht, do të sjellin kalime vranësirash në për të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas MeteoAlb, era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të mbizotërojnë në të gjithë Kosovën, duke sjellë orë të shumta me diell gjatë paradites. Ndërsa në orët vijuese parashikohet që në territorin e Kosovës të ketë shtim gradual të vranësirave, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?