Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe kryesisht pasdite në veri dhe në qendër të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 6m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s. Deti i forcës 1-2 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperaturat parashikohen që në zonat malore të jenë deri 21°C, në zonat e ulëta 15 deri 27°C dhe në zonat bregdetare 15 deri 26°C.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?