Kthjellime e vranësira/Parashikimi i motit, e martë 4 shkurt 2020
Moti sot parashikohet me kthjellime e vranësira, të cilat do të jenë më të theksuara në veriperëndim.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në veriperëndim reshjet e shiut parashikohen fillimisht të dobëta përgjatë ditës. Në orët e pasdites reshjet e shiut në këtë zonë fitojnë intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Në mbrëmje reshjet përfshijnë të gjithë vendin me intensitet mesatar e të lartë. Në mbrëmje nisin reshjet e borës në veri e verilindje. Mjegull e dendur e mjegullinë në orët e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jug 1-10 m/sek. Prej orëve të mesditës përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe ato luginore era do të fryje me shpejtësi intensive dhe rrahje deri në 25-30 m/s, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 5 deri 6 ballë. Deti në forcim në mbrëmje.