Ku çalon dekriminalizimi?

Drejtues i Institutit të Studimeve Politike foli në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi për ligjin e dekriminalizimit. Pesë vite pas implementimit të këtij ligji, Krasniqi thotë se shteti ende nuk ka një database kombëtare të personave që ka prekur dekriminalizimi.
“Ka ndodhur fenomeni tjetër që ne e nisëm ligjin, patëm viktimat e para sidomos në administratën lokale dhe publike por ne nuk kemi database kombëtare për zyrtarët. Do të thotë që shtetit i mungon praktikisht një institucion një zyrë apo një mekanizëm që e bën verifikimin e tyre, pra të përsonave që kap dekriminalizimi. Nëse ne i marrim nominalisht individët publik që janë kryetarët e bashkive dhe të fundit edhe deputetët e larguar, asnjë nuk është zgjedhur nga qytetarët. Janë të gjithë individë që për shkak të një lidhje personale me liderët poltikë kanë fituar mandatet dhe kanë shkuar për tu zgjehdur nga Tirana. Nuk janë zgjedhur nga strukturat e partisë të tyre, asnjë prej tyre. Ju keni rastin e Shkodrës, e gjithë kryesia e PS ishte kundër kandidaturës që u vendos në Shkodër. Do të thotë që janë individë që kanë gjetur rrugën e shkurtër tek ata që marrin vendime dhe për shkak të sistemit që ne po flasim.”
Po ashtu Kransiqi komentoi edhe lidhjen e politikës me perosnat e inkriminuar.
“Asnjë nga personat e përfshirë në ligjin e dekriminalizimit nuk janë të përjashtuar nga partitë politike. Madje kemi deputetë që kanë dhënë dorëheqje ose janë larguar që janë shumë më të fuqishëm në zonën e tyre sepse atje kanë sot liri për të  bërë tendera për të kontrolluar administrëtën. Madje janë më të pushtetshëm, më fitimprurës dhe më me ndikimin se sa kur ishin në parlament. Dhe ky lloj imuniteti politik në vende si Shqipëëria është shumë më I madh se sa ligji.”
—————————————-
I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba tha se ligji I dekriminalizimit ka dhënë produktet e tij por është ende herët që të cilësohet si një ligj i dështuar. Në vlerësimin e zotit Biba ligji i dekriminalizimit do të dështonte nëse perimetri i tij do të zgjerohej.
“ Ligji është në limitet e kushtetueshmërisë. Ligji nuk është testuar në gjykatën kushtetuese, as në gjykatën ndërkombëtare të Strasburgut. Nëse perimietri i tij do të zgjerohej ligji do të dështonte. Megjithatë, ky ligj ka vetëm  katër vite, nuk janë bërë ende pesë. Unë mendoj që nuk I ka dhënë produktet e tij, është ende herët. Nuk e quaj të dështuar, për mua ligji nuk është i dështuar.“
KQZ sipas zotit Biba edhe pse nuk i ka kapacitetet dhe databasen nga institucionet është treguar aktive në këtë drejtim.
“Megjithëse ligji është në kufijtë e kushtetueshmërisë ne ende nuk kemi falur asnjë subjekt. Ndoshta ne kemi qene më aktiv nga ç‘ka ligji na mundësonte.“
Por përse partitë politike shkojnë tek këta individë? Zoti Biba jep këtë përgjigje:
“ Ndër të tjera edhe sepse këta individë janë ijndividë të fuqishëm ekonomikisht. Ndoshta marrëdhënia e tyre me krimin në të shkuarën ose praktikisht ju siguron atyre të ardhura ekstraligjore. Në rast se reforma aktuale që ne draftet që unë kam parë nuk adreson ndonjë gjë të jashtëzakonshme  do të merret posacccerisht me thelbin e problemit shoë me the money, më trego paratë, pra financimin e partive politike, financimin e fushatave, financimin e kandidatëve ndoshta fuqia e këtyre individëve do të  bjerë dhe në këtë mënyrë ne godasim dy problematika. “

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?