Ku dhe kur do të bëhen nderimet e fundit për imzot Rrok Mirditën

 

 

Arqipeshkvi i Tiranës, Imzot Rrok Mirdita ndërroi jetë në moshën 76­ vjeçare pas një hemorragjie cerebrale. Në nderim të tij, Kisha Katolike do të organizojë homazhe zyrtare të mërkurën nga ora 10.00 – 13.00. Ndërsa ditën e enjte më 10 dhjetor në orën 10:00 do të mbahet mesha e funeralit.

Dom Gjergj Meta

Po bëjmë me dije disa detaje të ceremonialit që do të ndiqet këto ditë për shoqërimin ne banesën e fundit të Arqipeshkëvi të Tiranës Shkëlqesisë së Tij Imzot Rrok Mirditës. Që sonte trupi i Arqipeshkëvit pushon në Katedralen e Shën Palit.

Sonte Kisha do të jetë e hapur deri në orën 24.00. Në ditën e nesërme me datë 8 dhjetor Kisha e Shën Palit do të jetë e hapur për ata që duan të luten.

Do të jenë dy mesha gjatë ditës duke qenë se nesër Kisha Katolike kremton festën e Zojës së Papërlyer.

Ditën e mërkurë me datë 9 shtator do të mbahen homazhet zyrtare nga ora 10.00 – 13.00. Të mërkurën në darkë në orën 16.00 do të kemi lutjen e mbrëmësores e më pas do të kremtohet mesha.

Ditën e enjte me date 10 dhjetor në orën 10.00 do të fillojë mesha e funeralit të cilën do ta drejtojë Shkëlqesia e Tij Imzot Ramiro Molinar Ingles, Nunci Apostolik në Shqipëri. Predikimin do ta mbajë Shkëlqesia e Tij Imzot Gjergj Frendo Ipeshkëvi Ndihmës i Tiranë­ Durrësit.

Ndërsa salikimi dhe përshëndetje e fundit te varri do ta bëhet nga Shkëlqesia e Tij Imozt Angelo Massafra, Kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë dhe Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër Pultit.

Trupi i Imzot Mirditës do të pushojë në Kriptën e Katedrales në vendin e caktuar për varrimin e Ipeshkëvinjëve sipas traditës së Kishës Katolike. Gjatë ditës së nesërme do të kemi përsëri komunikime të reja.

Mbetem në dispozicion për çdo sqarim. Don Gjergji — Dom Gjergj Meta Famullia “Shen Lucia” Kisha Kon­katedrale Lagja 3, Rr. Dom Nikoll Kacorri Durres – Albania tel. Zyra +355 52226666 tel. Shtepia +355 47203652 cel. +355 69 20 80 188 email: gj.meta@gmail.com

SHKARKO APP