Ku do të shkojnë 294 mln euro? – Investimet në energji për 5 vite, ja prioritet

Rreth 294 milionë euro në 5 vitet e ardhshme në sektorin e furnizimit me energji elektrike. Shifra është parashikuar në planin e investimeve të Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Po si do të shpërndahen paratë në 5 vite dhe cilat investime do të kenë prioritet? Sipas planit të OSHEE për  periudhën 2018-2022, janë parashikuar të investohen rreth 52.6 për qind fondeve në ndërtimin-rikonstruksion rrjeti TM, TL dhe TU, përfshirë linjat prioritare.

Kostot lokale për investimet me fondet e Bankës Botërore se bashku me 10 për qind të vlerës që paguhet nga OSHEE kapin rreth 22.5 për qind të fondeve të parashikuara për këtë periudhë.  Ndërtim-rikonstruksioni dhe blerja e pajisje makinerive për n/stacione e kabina zënë 17.7 për qind të fondeve dhe 7.2 për qind janë parashikuar të investohen në matje me fondet e OSHEE dhe të tjera.

Sipas përfaqësuesve të OSHEE, minimizimi i humbjeve, pas 5 vitesh do të sjellë kursim në rreth 55 milionë euro në vit. Po të analizojmë grafikun e investimeve në këtë 5 vjeçar, viti më me pak investime është 2022, ku plani është që të shpenzohen 4.7 miliardë lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Investimet e OSHEE 2018-2022

Swiss Digital Mobile Reklama

Viti 2018 8.8 mld lekë

Viti 2019  7.7  mld lekë

Viti 2020 8.4 mld lekë

Viti 2021 7.5 mld lekë

Viti 2022  4.7 mld lekë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?