“Ku e ke gjakun e gjyshit, i pacipë?” Sherr masiv mes dy partive të Ballit në Gjirokastër (Video)
Gjatë ceremonisë përkujtimore të luftës së Gërhotit, ka shpërthyer një sherr masiv që ka degraduar deri në përplasje fizike.
Ne konflikt janë përfshirë përfaqësuesit e dy partive të Ballit Kombëtar: Partisë Balli Kombëtar dhe Balli Kombëtar Demokrat.
Kanë qenë të parët përfaqesuesit e partisë Balli Kombëtar që kanë sulmuar dhe akuzuar si tradhëtarë kryetarin e partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, i pranishëm në ceremoninë e organizuar nga PD.
I pranishëm veç familjarëve edhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj që kërkoi zbardhjen e së vërtetës që edhe pas 76 vitesh është ende e pazbardhur.

KOHA JONË SONDAZH

