Ku e merr rrogën gazetari i ERTV-së? Pëgjigjet deputeti i PS
Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli më një intervistë në ”In TV”, u pyet për televizionin online të kryeministrit Edi Rama, ERTV, të cilin e menaxhon përmes rrjetit social facebook. Pasi kërkoi që të gjobiten dhe të mbyllen mediat online që nuk janë të regjistruara, deputeti i PS nisi të marrë në mbrojtje median e kryeministrit, duke thënë se të gjithë mund ta bëjnë një gjë të tillë në rrjetet sociale. Moderatori Flavio Qarri e pyet Yllin se ku është i deklaruar gazetari Alteo Hysi, i cili realizon intervistat në këtë medie, për të kuptuar sa e ligjshme është si medie.
Ku është i deklaruar gazetari, ku e merr rrogën gazetari i ERTV?
Ylli: Është vullnetar, çfarë problemi ka.
Vullnetar 8 orë në ditë?
Po, 8 orë, 6 orë. Në Facebook mund të dalësh edhe ti live, shkoni verifikoni dhe gjejeni personi kush është.
KOHA JONË SONDAZH

