Ku është Arben Ahmetaj? Analisti Curri: Ka fituar azil në këtë shtet dhe jeton në vilë dinjitoze

Analisti Arian Curri, ka treguar si askush tjetër, detaje se ku ndodhet Arben Ahmetaj. Në emisionin “Top Story” në Top Channel, ai pretendoi se Ahmetaj ka fituar azil tashmë dhe jeton në një vilë luksoze në Lugano të Zvicrës. Curri tha se e di nga burime të sigurta që Ahmetaj ka fituar azil në Zvicër.

”Ja ta ndihmojmë, Arben Ahmetaj ka fituar azil politik në Lugano të Zvicrës. Janë burime të mia të sigurta dhe shumë shpejt do zbulohet. Sigurisht dhe këta e dinë, por duan të na bëjnë për budallenj.

Madje Ahmetaj ka pasur dhe kohën e duhur, për të rregulluar banesën që është shumë dinjitoze për staturën e Ahmetajt. Dhe ka qenë e gjitha një strategji e ndihmuar dhe nga brenda për të thënë që është në Angli.

Në Angli ishte shumë pak ose aspak sa për të zhvendosur vëmendjen. Kështu që Drejtësia të mos bëjë lojëra fjalësh se Shqipëria është vend shumë i vogël dhe merret vesh çdo gjë”,-tha Curri.

SHKARKO APP