Ku është siguria dhe rendi? Përgjakja e dhjetorit, ku në 17 ditë u vranë 8 shtetas

Rendi dhe siguria në vend ka rënë prej kohësh, këtë nuk e themi ne, por shifrat e rënda të kriminalitetit. Në vetëm 17 ditë janë vrarë 8 shtetas. Përgjakja e dhjetorit, në këtë muaj festiv, tregon edhe njëherë tjetër që krimi në vend nuk po kontrollohet. Më datën 1, ky dhjetor u përgjak nga një vrasje e cila për 17 ditë do të trondiste me ngjarjet.

Por ekzekutime, vrasje dhe përplasjet mes bandave, i kthyen muajt pas karantinës, në ditët më të përgjakura që ka përjetuar vendi. Viti 2019 shkaktoi 63 viktima nga 57 vrasje të ndodhura në të gjithë vendin. Në 2020, në vetëm 6-të muaj, janë shënuar 24 vrasje.

Karantina nga pandemia e Covid-19 për disa shërbeu edhe për të thurur plane për hakëmarrje. Menjëherë sapo vendi u rikthye në normalitet, 70 ditë nga kthimi në jetën e përditshme, janë regjistruar 12 ngjarje kriminale, 4 prej të cilave me nga 2 viktima. Ku është sigurua? Rendi? Policia e Shetit dhe propaganda e qeverisë që në vend ka kontroll dhe rend.

Beniamin Bozhanaj u qëllua 22 herë me armë zjarri

Beniamin Bozhanaj, 27-vjeç i sapo kthyer nga Italia, ku kishte vuajtur dënimin për trafik droge u ekzekutua me 22 plumba kallashnikovi. Dy autorët, e prisnin të fshehur pas pemëve në Dukat, dhe në momentin që shënjestra e tyre është shfaqur janë hedhur në sulm. Sapo kishte lënë të dashurën në shtëpinë e saj, i riu po kthehej me makinën e tij kur iu zu prita. E vetmja pistë ku janë bazuar hetuesit është ajo e larjeve të hesapeve të drogës që i riu mund të kishte në vendin fqinj ose në Shqipëri.

Ekzekutohet me armë zjarri në lëvizje efektivi i FNSH-së

Xhulio Prela, efektiv i forcave të ndërhyres së shpejtë në Shkodër u ekzekutua në aksin Lezhë-Milot. 26-vjeçari kthehej nga Rinasi, kur dyshohet se iu bë shenjë të ndalonte makinën e me pas të qëllohej për vdekje me 3 plumba pistolete. Atentatorët dyshohet se kishin ndjekur çdo lëvizje të tij, ndërsa ende nuk dihet se çfarë ka bërë të riun të ndalojë mjetin e tij tip ”Volsvagen”. Hetuesit mendojnë se Prelësi është bërë shenjë të ndalojë ç’ka hedh dyshimet se ai ka pasur njohje me njërin prej atentatorëve, ndërsa plumbat e pistoletës i ka marrë nga një distancë e afërt.

Vrasja e Klodian Rashës nga Policia e Shtetit

Mesnatën e 8 dhjetorit, Klodian Rasha, 25-vjeç u vra nga efektivi i forcave “Shqiponja”. Vetë efektivi që ndodhet tashmë pas hekurave, ka rrëfyer se situata i ka dalë nga kontrolli pasi kishte menduar se 25-vjeçari kishte armë. Edhe kolegu i tij, që ishte me të në momentin e patrullimit tregoi se dëgjuan një zhurmë si mbushje arme dhe për këtë arsye qëlloi. Plumbi në shpatull dhe rënia në tokë duke dëmtuar kokën, i morën jetën të riut. Kjo ngjarje revoltoi të gjithë Shqipërinë dhe për ditë me rradhë pati protesta dhe revoltë. Edhe pse pse kjo kërkesë u plotësua, protestuesit kërkuan kokën e Ardi Veliut, kërkesë që kryeministri Edi Rama ua preu shkurt, kur tha se edhe nëse do të dilnin 500 mijë vetë në shesh, nuk mund të ndodhë.

Vrasja e vëllezëve Olldashi në Maliq

Në një kohë që Shqipëria ishte e gjithë në protestë për vrasjen e të riut nga Policia e Shtetit, një tjetër ngjarje e rëndë u shënua në Maliq. Andi dhe Martin Olldashi, janë gjetur të vrarë në një kanal dhe dyshohet se janë vrarë me katër plumba. Ata janë vrarë para tre ditësh dhe se trupi i tyre për tre ditë radhazi ka qëndruar në kanal. Mësohet se ata janë vrarë në ditën kur janë larguar nga shtëpia. Pasi janë ekzekutuar, vëllezërit Olldashi janë hedhur në një kanal vaditës pranë arave bujqësore në fshatin Zvirinë në Maliq.

Atentat me 6 plumba taksitit

Anton Keli sapo kishte parkuar makinën. Pikërisht në ketë vend autorët i kishin zënë pritë dhe qëlluan në drejtim të tij 6 herë me pistoletë, ndërkohë që 6 plumba e kapën në trup. Anton Keli është drejtuar për të kërkuar ndihmë në marketin e lagjes ku ka treguar se e kanë plagosur, menjëherë është njoftuar ambulanca dhe është dërguar në spital, por që nuk ia doli të mbijetonte. Vrasja që ndodhi në Rrëshen nuk ka akoma një autor edhe pse policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje një numër mjaft të lartë të personave që mund të kishin dijeni. Anton Keli i cili punonte si taksist, është nip në fisin Gjini kujtojmë këtu se Armando Gjinit iu bë atentat pranë katedrales së Rrëshenit 1 vit më parë dhe Preng Gjinit që iu vendos eksploziv në automjet. Në fakt policia po heton për ketë vrasje në disa pista pra jo vetëm për konfliktet që kanë fisi Gjini dhe fisi Reci me njëri-tjetrin.

Sherri që degradoi në vrasje

Vangjel Polovina zbrazi një karikator të tërë mbi trupin e viktimës, Ajet Guneli. Autori dhe viktima, ishin ulur të dy bashkë për të pirë kafe në lokalin pranë liqenit të fshatit Gjuraj në Berat. Të dy, kanë debatuar fillimisht pasi Polovina kishte shkuar të kërkonte llogari nga Guneli, sepse pretendonte se ky i fundit e shante dhe e ofendonte çdo ditë. Të dy kishin edhe debate mbi qiranë e stallës së derrave që Polovina i kishte marrë Gunelit. Pas debatit, dyshja janë përleshur fizikisht, ndërsa më pas gjithçka ka agravuar në përdorimin e armëve. Polovina ka nxjerrë kallashnikovin dhe ka qëlluar plot 20 herë në drejtim të Gunelit duke e bërë shoshë e duke e lënë të vdekur. Tashmë autori i krimit është pas hekurave dhe ka deklaruar se nuk i kishte asnjë lekë borxh viktimës, madje i kishte dhënë 46 kg mish derri që korrespondonin me qiratë që s’i kishte paguar ende.

Dolën për gjueti, i riu vret shokun

Në të njëjtën ditë më 17 dhjetor, do të përsëritej skena e një muaji më parë. Rifat Xheleshi dhe Gentian Kosiqi dolën për gjueti në Maqellarë, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”. Xheleshi, 18-vjeç, nga pakujdesia dhe nga mjegulla e dendur në zonë qëlloi me çifte shokun e tij, 27-vjeç duke e plagosur rëndë. gjakderdhj e shumtë bëri që i riu të vdiste pa marrë ende ndihmën e nevojshme mjekësore. I riu është shfajësuar se në momentin që ka shtënë me çifte nuk e ka parë bashkëfshatarin Kosiqi, pasi kishte mjegull të dendur dhe rrëfeu fjalët e fundit që kishte shkëmbyer me viktimën.

SHKARKO APP