Ku fshihet Azgan Mërnica? Familja problematike e 23-vjeçarit, babai vr**ës dhe vëllezërit në…
Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autori i dyshuar i vrasjes së efektivit në Fier. 23-vjeçari Azgan Mërnica iki menjëherë pas ngjarjes dhe pasi braktisi makinën së bashku me telefonin celular, u zhduk.
Forca të shumta policie vijojnë kontrollet për kapjen e tij dhe sipas asaj që mëson gazetarja Anila Sefa, dyshimet e policisë së Fierit dhe RENEA-s janë se 23-vjeçari fshihet në zonën e Apolonisë dhe Havaleas. Ka dyshime se ai ka kaluar në zonën e Apolonisë, ndaj dhe aktualisht po kryhen kontrolle edhe nëpër banesa.
23-vjeçari vjen nga një familje me një histori të gjatë për përfshirjen në ngjarje kriminale. Sipas saj, babai i tij ka vuajtur dënimin me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e kunatit.
Njëri prej vëllezërve ndodhet aktualisht në burg, i dënuar me 19 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në 2019-n. Edhe vëllai tjetër vuan po ashtu dënimin me burg në Gjermani. Në rastin e tij mbetet e paqartë se për çfarë është dënuar.