Ku gaboi SPAK me letrën e Kuvendit për Berishën? Avokati Jordan Daci: Nuk ka pse…
Pasi nuk e gjetën disa herë në banesë dhe në selinë blu, Gjykata e Posaçme i ka dërguar një shkresë Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkon marrjen në pyetjes së Sali Berishës.
Juristi Jordan Daci e cilëson një letër paçavure shkresën. Në një intervistë për ”Euronews Albania”, thotë se në këtë fazë kur tashmë dosja ka shkuar në Apel, nuk ka pse komunikohet Kuvendi a do pyetet apo jo Berisha.
“Një person për t’u pyetur nuk ka nevojë të ketë një masë sigurie dhe kjo nuk është çështje e Kuvendit që nuk përzihet me hetimin. Tani dosja ka vajtur në Apel dhe gjykata s’e ka një vendim të dytë, vetë mënyra e ekzekutimit të këtij vendimi do vërtetonte paligjshmërinë e tij. Tani jemi në fazën që gabimi bëhet banal dhe merr trajta qesharake; nuk ka pse komunikohet Kuvendi a do pyetet apo jo Berisha, s’ka pse të ketë një vendim apo qëndrim për këtë dëftesë paçavure që ka dërguar atje”, tha juristi.