Ku jeton Taulant Balla? Deputeti i PS stepet (VIDEO)

30 minuta zgjati seanca e parë e padisë të Taulant Ballës për shpifje ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, lidhur me 3.4 mln euro që u kapën në Durrës në një makinë ”Toyota Yaris”.

Procedura e kërkon që palët e përfshirë në proces të japin gjeneralitetet përpara trupit gjykues dhe e njëjta gjë i është kërkuar edhe kreut të grupit parlamentar të PS-së. E njëjta kërkesë i është bërë edhe Ballës në sallën e gjyqit.

Por gjatë kësaj procedure, një moment nuk mund të kalonte pa u theksuar, fakti që deputeti Balla u step dhe ‘ngeci’ kur gjykatësi e pyeti për adresën e shtëpisë. Për disa sekonda Balla nuk mundi të jepte një adresë për vendin ku jeton dhe në këtë moment i erdhi në ndihmë gjykatësi, i cili i kërkoi të jepte si alternativë adresën ku deputetit i ka mbërritur thirrja për t’u paraqitur në gjykatë, që rezulton të jetë Kuvendi i Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?