Ku paguhet më shumë një azilkërkues? Ja renditja e vendeve

 

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar një krahasim të vendeve të cilat kanë pranuar refugjatë dhe paraqesin kërkesën për azil.

Sipas saj, në Zvicër aplikantët marrin në ditë, përshembull 10 franga (për ushqim dhe para xhepi). Por në varësi të paketës, përfshirë këtu edhe veshjet me raste u japin edhe 20 franga.). Pra, rreth 330 franga në muaj.

Kurse në Gjermanin refugjatët marrin maksimumi shumën prej 394 eurosh në muaj.

Në Austri, në shtëpitë e azilit marrin 170 franga në muaj për ushqim dhe 55 franga para xhepi.

Franca ndan 375 franga në muaj për akomodim, ushqim dhe veshje.

Suedi: Në shtëpinë e azilit marrin rreth 2.50 franga në ditë para xhepi (ushqimi pa pagesë).

Turqi: Në kampet e refugjatëve ushqimi është falas. Nuk ka para xhepi, asnjë përfitim e as sigurim shëndetësor.

Belgjikë: 29.6 euro para xhepi, ndërsa janë liruar të paguajnë ushqim në shtëpitë e azilit.

Danimarkë: Një refugjat merr 450 euro neto në muaj. Kurse ai që ndjek edhe një kurs të gjuhës, përfiton dhe 200 euro shtesë.

SHKARKO APP