Ku shkoi protesta qytetare kundër rritjes së çmimeve? U frikësua nga policia apo u shit?

Protesta e madhe qytetare para kryeministrisë që mblodhi mijëra vetë u shua. Premtime, akuza, deklarata se nuk do të ikin nga sheshi para kryeministrisë, parulla dhe folës që bënin “namin” me fjalë tashmë nuk dihet se ku përfunduan.

Ku janë pra?

Ku është zemërimi popullor ndaj çmimeve të larta apo kaq e kishte sa një “flakë kashte”?

Swiss Digital Desktop Reklama

U trembën nga policia apo u blenë drejtuesit?!

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dalesh para regjimit në protestë nuk është e lehtë, por ndaj kërkonte që turma të zgjidhte drejtuesin apo një komitet. Aty u bënë të gjithë “komandantë” dhe nuk kishte drejtues që të merrte mendimin e turmës, por edhe ta drejtonte atë.

Qeveria Rama edhe me studentët përdori përçarjen, miklimin financiar dhe e mbylli protestën në pak ditë.

Ndaj qeveria nuk ka frikë asnjë. Opozitë nuk kemi, zemërimin popullor e shuan dhe vetë mbreteron.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?