Ku u gabua? Jakaj: Shërbimi parësor nuk u përfshi. Urgjenca Kombëtare nuk e përballon dot fluksin

Për Besnik Jakajn, ish-drejtor i ISHP, shërbimi parësor shëndetësor nuk është përfshirë në luftën ndaj pandemisë së Covid-19.

I ftuar dje në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, ai tha nuk është përfshirë mjeku i familjes, po i është lënë pesha urgjencës kombëtare, që sipas Jakaj, nuk e përballon dot fluksin.

Jakaj: Në gjykimin tim, por edhe sipas të gjithave standardeve shëndetësore ndërkombëtare, është bërë një gabimin në menaxhimin shëndetësor. Nuk është involvuar shërbimi parësor në luftë me pandeminë. Nuk ka asnjë vend në botë që portën e parë nuk ka mjekun e familjes. është menaxhuar nga urgjenca kombëtare dhe e ka të pamundur urgjenca që të përballojë fluksin e telefonatave, sipas vetë të deklaratave të zotit Brataj, pasi ka pasur 12 mijë telefona në ditë. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?